Frekuenca e vibrimit

Koha e leximit: 3 min

Një gjë që më fascinon te njerëzit është frekuenca e tyre e vibrimit. Frekuenca e vibrimit është niveli energjetik në të cilin vepron një qenie (gjësend apo çkado tjetër që ekziston në natyrë). Me fjalë të tjera, ajo është “hapërisa” në të cilën jetojmë, veprojmë dhe funksionojmë si qenie. Sa më e lartë frekuenca, aq më lumtur dhe të vetëdijshëm jemi.  

Secili njeri në mënyrë të natyrshme është në gjendje me e ndi brezin frekuencor në të cilin vepron ai vet dhe të tjerët përreth. Por, për shkak të fokusit në shqisat tjera dhe paragjykimeve, mund të ndodh që kjo dhunti mund të mos jetë dhe aq e shprehur.

Paramendoni brezin e të gjitha ngjyrave, prej të kuqes (frekuenca: 400–484 THz) e deri te ngjyra vjollce (frekuenca: 668–789 THz). Secila ngjyrë veç e veç e ka brezin e vet. Fillon në një pikë, vazhdon në pjesën me ngjyrim më të thellë dhe përfundon në nuancën që shkon kah ngjyra e radhës.

Frekuenca e vibrimit të njerezve i gjason frekuencës së vibrimit të secilës ngjyrë veç e veç.

Për me dit se si funksion dhe cilat janë veçoritë e një njeriu që jeton në frekuencë të ulët, e keni shumë lehtë. Mjafton me e kthy kokën anash e me e shiku familjarin e frustruar, shefin në punë apo politikanin në lajmet e mbrëmjes. E përbashkëta e tyre është: ndjenja e dualitetit, ndarjes, frikës nga humbja e pushtetit, dhe manipulimi i të tjerëve.

Është interesant fakti se në Kosovë, sa më lartë që ngjitesh në hierarkinë sistemore, aq më ulët bjen në frekuencë të vibrimit. Dhe e kundërta. Sa ma lartë që e mban frekuencën, aq ma i padëshiruar bëhesh për grupet sistemore. Kjo sepse, frekuenca e përgjithshme e vibrimit të shoqnisë sonë është në nivelin 3D të frikës, ndarjes, paragjykimeve, e fajësisë.

Le të themi se ngjyra dominante e një grupi njerëzisht, institucioni apo sistemi që e përbëjnë atë është e “kuqe”. Për me ardh në shprehje brenda atij rrethi apo grupacioni, duhesh me pas ngjyrën e “kuqe” ose të “portokalltë” (ngjyra që vjen pas të kuqes, për sa i përket frekuencës). Dikush me ngjyrë të “kaltër”, edhe pse me frekuencë shumë më të lartë të vibrimit, nuk do të pranohet brenda këtij rrethi apo grupacioni. Kriteri i vlerësimit të atij rrethi, nuk do të jetë se si të vibrohet më lartë, po kush është “më i kuq”. E dikush që është më “i kuq” apo që shkon kah ngjyra “e portokalltë” shikohet si njeriu më i përshtatshëm, më i favorshëm dhe i besueshëm. Ndërsa, njeriu me ngjyrë të “kaltër” shikohet prej tyre si i çuditshëm, i pabesueshëm, dhe i papërshtatshëm. Pa marrë parasysh se kush, si dhe sa më i “mirë” dhe me vetëdije më të lartë është ai.  

Me jetu në frekuencë të lartë të vibrimit dmth me jetu në paqe e dashni me veten dhe botën përreth. Kjo arrihet tu e kapërcy dualitetin, e tu jetu në autenticitet të plotë. E kur te arrihet ajo pikë, nuk do të çani kokën nëse do të duhet të ju përshtateni familjes, kolegëve apo rrethit. Krejt çka do të përqendroheni është në mbajtjen sa më të lartë të frekuences tuaj të vibrimit – sepse ajo është definicioni i vet jetës. Prej aty buron gëzimi, dashuria, bollëku, liria, shëndeti, suksesi, siguria, kreativiteti, paqja, tërësia, bukuria, e entuziazmi. Pazari për çfarëdo lloj pune tjetër që kish me e ndryshu këtë gjendje, është shumë i ulët për me ba kompromis me këtë gjendje.

Credits:
Photo by Nicole Harrington on Unsplash
Photo by Study.com

One thought on “Frekuenca e vibrimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *