Pse positiviteti përdoret për të fshehur “negativitetin”?

Koha e leximit: 3 min

Në botën e sotme, një nga trendet aktuale është që të jesh pozitiv. Kudo që të shkosh, takon njerëz që thonë se do të bëjnë gjithçka për të qenë pozitiv. Kjo qasje është OK, për aq sa na duhet të qëndrojmë në humor të mirë dhe të ndjehemi të lumtur për këtë … Por, e vërteta është se si “pozitiviteti” ashtu edhe “negativiteti” janë dy anët e së njëjtës monedhë. Pra, kur përqendrohemi vetëm në një aspekt të vetes, që është aspekti “pozitiv”, ne (pa)qëllimisht mund të “harrojmë” anën tjetër “negative” të saj. Me fjalë të tjera, kur përpiqemi të qëndrojmë në “pozitivitet”, ne i rezistojmë anës tonë “negative”. Është njejtë sikur t’a pranojmë vetëm gjysmën e vetes. E kjo gjë është absolutisht jo pozitive.

Të qenurit “pozitiv” ose “negativ” është diçka që shihet nga perspektiva e dualizmit. Vetë fjala “dualizëm” e shpjegon kuptimin e vet (lat. Dualis, dualitas – dy anët e ndryshme të spektrit). Unë besoj se origjina e kësaj fjale vjen nga gjuha shqipe, që bukfalisht do të thotë DY (Du – dy).

Në të kundërt, NJËshmëria (të qenurit NJË) është e kundërta e dualizmit.

Duke qenë vet-vetja, në parim ne e pranojmë veten si një person i tërë, i plotë … dhe nuk kemi nevojë të bëheni “pozitiv” e as “negative”. Nëse e gjeni veten në situata ku filloni të veproni “negativisht”, bëni vetes një favor dhe në vend që të vraponi për t’u bërë “pozitiv”, përqafoni veten ashtu siç jeni dhe zhytuni brenda vetes deri në atë masë sa të ndiheni të plotë sërisht.

NJËshmëria, në nivelin më të thellë është gjendja e së vërtetës.

Ja një shembull se si ndryshojnë mes veti: “negativiteti”, “pozitiviteti” dhe “NJËshmëria”.

Le të themi se e njehni dikë dhe pa marrë parasysh sa thellë e njihni atë person, ju e pranoni vetëm aspektin pozitiv të tij. Ky është një shembull i të qenit “pozitiv”. Pra, në thelb ju filtroni informacionin bazuar në atë që mendoni se është “e drejtë” ose “e gabuar”. Aspekti i kundërt i këtij shembulli është të bëhet “negativ” dhe të gjykojë vetëm anën negative të tij. Në të dy shembujt, ju e gjykoni personin në bazë të kritereve tuaja të së mirës / së keqes, të drejtë / të gabuar, të zezë / të bardhë. Pra, jeni “pozitiv” duke pranuar aspektin “pozitiv” dhe / ose “negativ” duke pranuar aspektin “negativ”.

Ndërsa, duke e parë dikë si një qenie të plotë (që përfshin si anën pozitive ashtu edhe atë negative), e që vjen si rezultat i perspektivës së NJËshmërisë, ne i shohim të gjitha aspektet e tij dhe e pranojmë atë për çdo gjë që ai është.

Sa më autentik që jemi, aq më shumë do t’a pranojmë perspektivën e NJËshmërisë. Është njejtë sikur ta shikosh tërë puzzle-in nga një këndvështrim më i lartë. Duke e bërë këtë, ne bëhemi gjithnjë e më të mençur dhe pozitiv. Por këtë herë, pozitiviteti ynë do të vijë natyrshëm si rezultat i rritjes dhe fuqizimit tonë, e jo për të ikur nga çdo gjë që nuk na pëlqen neve apo të tjerëve.

Photo Credits:
Photo by rawpixel on Unsplash
https://www.advancedetiquette.com/wp-content/uploads/2015/10/Positive-Negative-300×294.bmp

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *