Kur kemi ardhur në këtë botë, askush s’na ka paralajmëruar se terreni më i vështirë që na përcjell përgjatë gjithë jetës tokësore nuk janë puna, shkolla, karriera apo pasuria, por njerëzit dhe sidomos relacionet me ta.

Disa nga këta njerëz mundohen të hyjnë në aurën tënde, të gërmojnë në emocionet e tua dhe pastaj, për një moment, shpallin vendimin e tyre të papritur për atë që je, çfarë duhet të bësh dhe pse ngjyra e këmishës tënde nuk i përputhen aurës së tyre.

Ti nuk je këtu për t’i bërë të lumtur të gjithë njerëzit përreth teje e as për të kërkuar aprovimin e tyre! Detyra jote është të lejosh Dritën e Pafund të depërtoj përmes qenies tënde në mënyrë që ajo të drejtojë vallen tënde. Ata që po e shohin këtë vallëzim dhe të duartrokasin? Shumë mirë. Ata që fishkëllejnë nga prapavija? Mirë edhe ata. Sido që të jetë, ti vazhdo të vallëzosh me ritmin e shpritit tënd në skenën e kësaj drite hyjnore.

Gjykimet do të fluturojnë si pëllumba të trembur nga kjo skenë — jashtë fushës tënde. E rëndësishme është të mos i lejosh këta njerëz të vendosin çadra në fushën tënde energjetike. Nëse prania e dikujt fillon ta ndal dritën duke errësuar ndonjë pjesë të fushës tënde, bëj një hap anash duke e lënë atë dhe  hijen e tyre të bjerë diku tjetër. Pa kompromis. Me edukatë. Mbaroi këtu.

Askush nuk na ka paralajmëruar se gjatë këtij udhëtimi jetësor: disa na ofrojnë trëndafila, e disa na hedhin gjemba — dhe kjo është ok. Kur një relacion nuk funksionon, lëreni të shkojë në paqe. Preje lidhjen karmike me të në buzëqeshje. Imagjino një ujëvarë ngjyrë vjollce që shpërlan e pastron çdo mbetje nga fusha juaj në të — dhe bekoji ata në rrugëtimin e tyre. Pa asnjë gjykim, pa asnjë hidhërim e zemërim. Jo për hatrin e tyre, por për lirinë dhe dritën tënde që shkëlqen. Thjesht derisa ndjen qetësi e pastërti përbrenda.

Mbaje në mend: drita jote vjen drejt nga Burimi, është e pafund dhe e pamatshme. Askush nga jashtë nuk mund ta zbehë, përveçse nëse ti me vet dëshirë e emëron dikë si elektricistin tënd personal. Mos e bëj! Ruaj qetësinë dhe dritën tënde. Shndrit si yll. Ec me krye lart.

Vazhdo rrugën tënde unike… Pjesa tjetër do mbetet vetëm si prapavijë për ta bërë këtë rrugëtim unik më interesant.


0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *