Shkencëtari gjerman dhe babai i teorisë kuantike, Max Planck, gjatë një fjalimi të mbajtur në Florencë (Itali) në vitin 1944 me temën ‘Natyra e Materies’ (Das Wesen der Materie), ndër të tjera kishte thënë:

“E gjithë materia buron dhe ekziston vetëm nga një forcë e cila i mban grimcat e një atomi në vibrim dhe të bashkuara brenda këtij sistemi diellor të vogël të atomit. Ne duhet të supozojmë se pas kësaj force ekziston një mendje e ndërgjegjshme dhe inteligjente. Kjo mendje është matrica e gjithë materies”. (This mind is the matrix of all matter).

Sipas tij ekziston një fushë universale e energjisë që lidh gjithçka në krijim. Fakti që kjo fushë ekziston në çdo gjë, që nga grimcat më të vogla të atomit kuantik e deri te galaktikat e largëta, tregon më së miri për mundësinë e madhe dhe të fuqishme që kemi si specie për t’a njohur “vetëdijshëm” këtë fushë universale. E sa më shumë që e njohim përmes ngritjes së vetëdijes sonë, apo vet-njohjes, aq më e madhe mundësia për të funksionuar “kolektivisht” të harmonizuar si specie mes vete, po edhe me gjithë krijimin.

Planck për teorinë e tij kuantike kishte fituar Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1918.

purple space cloud galaxy background

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published.