Oscar Wilde nuk ishte thjesht një shkrimtar brilant, një dramaturg i salloneve londineze apo një mjeshtër i ironisë. Ai ishte një njeri i lirë dhe i zgjuar, i cili vepronte brenda një shoqërie të ngurtë, duke e vëzhgu dhe sfidu atë nga brenda përmes fjalës, ironisë dhe stilit të tij. Jeta e Oscar Wilde ilustron tensionin mes egos dhe shpirtit, ku ego shfaqet si një hije e paqëndrueshme, ndërsa shpirti synon zgjerimin drejt dritës së pafundme.
Si autor irlandez, i shkolluar në Oxford dhe që jetoi mes Londrës dhe Parisit, ai u shndërrua në një nga dramaturgët më të njohur dhe me ndikim në Londër në fillim të viteve 1890.
Edhe pse kanë kalu më shumë se 125 vjet nga ikja e tij fizike, veprat e Oscar Wilde mbeten aktuale edhe sot. Ai e kuptonte se shoqëria mund të tolerojë gabime dhe padrejtësi, por nuk e toleron individin që refuzon të copëtojë veten për t’u përshtat. Eleganca e tij ishte maskë. Humori i tij ishte shpatë kundër hipokrizisë dhe egos kolektive që i mbanë njerëzit e lidhur me zinxhirët e normave të rreme.
Veprat e tij si “Portreti i Dorian Gray” flasin për marrëdhënien mes trupit të përkoshëm dhe shpirtit të pavdekshëm. Dorian është egoja jonë që refuzon të vdesë, duke harruar se bukuria e vërtetë nuk është në sipërfaqe, por në thellësinë e përvojës shpirtërore, aty ku dhimbja dhe gëzimi bashkohen në një vallëzim kozmik.
Ai u martua, pati fëmijë, por dashuria e tij për Lord Alfred Douglas e çoi në burg. Atë vit që kishte arritur majat e suksesit, në po atë vit, Oscar Wilde edhe u burgos. Ai e kuptoi natyrën e turmës: ata buzëqeshin me suksesin tënd sepse duan të ndajnë dritën, por qeshin me rënien tënde sepse kjo i siguron ata për sigurinë e tyre. Burgu dhe turpërimi publik ia hoqën iluzionet dhe aty e zbuloi se dhembja shkatërron egon, por çliron shpirtin.
Vdiq në Paris më 1900, për të lënë trashëgimi veprat e tij që edhe sot e ndriçojnë rrugën drejt vetëdijes së lartë – një kujtesë se jeta është një aventurë shpirtërore, e jo një garë për status.
Disa nga perlat e Oscar Wilde të përmbledhura në formën e thënieve janë:
- “Ji vetvetja; të gjithë të tjerët tashmë janë të zënë.”
(“Be yourself; everyone else is already taken.”) - “Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve thjesht ekzistojnë.”
(“To live is the rarest thing in the world. Most people exist, that is all.”) - “Shpirti lind i vjetër, por rritet i ri. Kjo është komedia e jetës.”
(“The soul is born old but grows young. That is the comedy of life.”) - “Të duash veten është fillimi i një romance gjatë gjithë jetës.”
(“To love oneself is the beginning of a lifelong romance.”) - “Mos e duaj asnjëherë dikë që të trajton sikur të jesh i zakonshëm.”
(“Never love anyone who treats you as if you’re ordinary.”) - “Duhet shumë guxim për të parë botën në të gjithë lavdinë e saj të njollosur, dhe ende ta duash atë.”
(“It takes a great deal of courage to see the world in all its tainted glory, and still to love it.”) - “Nëse do t’u thuash njerëzve të vërtetën, bëji ata të qeshin; përndryshe do të të vrasin.”
(“If you want to tell people the truth, make them laugh, otherwise they’ll kill you.”) - “Çdokush mund të ndiejë dhembshuri për vuajtjet e një miku, por kërkohet një natyrë shumë fisnike për të bashkëndjerë me suksesin e tij.”
(“Anyone can sympathize with the sufferings of a friend, but it requires a very fine nature to sympathize with a friend’s success.”) - “Të bëhesh një njeri më i thellë dhe i urtë është privilegji i atyre që kanë vuajtur.”
(“To have become a deeper man is the privilege of those who have suffered.”) - “Me moshën vjen mençuria, por ndonjëherë mosha vjen e vetme.”
(“With age comes wisdom, but sometimes age comes alone.”) - “Dallimi i vetëm mes shenjtorit dhe mëkatarit është se çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar ka një të ardhme.”
(“The only difference between the saint and the sinner is that every saint has a past and every sinner has a future.”) - “Ti di më shumë sesa mendon se di, ashtu siç di më pak sesa do të doje të dije.”
(“You know more than you think you know, just as you know less than you want to know.”) - “Nëse dëshiron të bëhesh tregtar, ose gjeneral, ose politikan, ose gjykatës, do të bëhesh patjetër; ky është ndëshkimi yt. Por nëse nuk e di se çfarë dëshiron të bëhesh… do të zbulosh se mund të bëhesh gjithçka.”
(“If you want to be a grocer, or a general, or a politician, or a judge, you will invariably become it; that is your punishment… you will discover that you will be anything.”) - “Pasuritë e zakonshme mund të vidhen; pasuritë e vërteta jo. Në shpirtin tënd janë gjëra pafundësisht të çmuara që nuk mund të të merren.”
(“Ordinary riches can be stolen, real riches cannot. In your soul are infinitely precious things that cannot be taken from you.”) - “Mbaje dashurinë në zemrën tënde. Një jetë pa të është si një kopsht pa diell, kur lulet kanë vdekur.”
(“Keep love in your heart. A life without it is like a sunless garden when the flowers are dead.”)

0 Comments