Gjëja më e mirë që mund t’i bësh vetes ndonjëherë është të jesh ASGJË.

Të jesh as njeri i mirë, as i keq, as luftëtar e as paqësor. As ëndërrimtar i të ardhmes, por as i burgosur i të kaluarës.

Thjesht—të jesh—ASGJË.

Në asgjësi, ka qetësi. Sa më shumë zhytesh në këtë qetësi, e ndjen se thellësia e saj përmes një portali të qon në një nivel krejtësisht tjetër. Aty ku nuk ka zhurma nga jashtë e as nga brenda. Aty ku nuk ka më qëllime, e as polarizime sepse nuk je duke kërkuar faj e as nuk je duke ngarë pas egos e madhështisë tënde.

Heshtja jote brenda kësaj gjendje e sjell natyrshëm DORËZIMIN tënd.

Njerëzit janë të hipnotizuar nga zhurma. Nga zhurma e brendshme si dhe nga ajo e jashtme. Kështu ata vrapojnë rreth e rrotull duke kërkuar si lypës në portat e fatit: “Du më shumë para,” “Du më shumë dashni”, “Du më shumë vëmendje.”

Por kjo nuk është rruga për të kapërcyer me lehtësi në nivelet më të larta të Vetëdijes.

Të kaluarën? Shëroje.
Të ardhmen? Lëre.
Ulu. Qetësohu. Zhytu në asgjësi.

Kur nuk dëshiron më të jesh diçka, bëhesh gjithçka.

Dhe dije se engjëjt flasin më qartë kur më në fund pushon së foluri, e sidomos së menduari.


0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *