Një nga përvojat më të bukura si prind, është të mësosh nga fëmijët e tu. Sidomos, ato mësime të cilat nuk i ke mësuar me kohë e tani përmes fëmijut rishfaqen si kujtim për rëndësinë që kanë ato për ty si dhe shansën për t’i mësuar më në fund. Kështu, krejt papritur një natë dhjetori fillova një udhëtim në botën e pasur dhe magjepsëse të mitologjisë greke, udhëhequr nga vajza ime 11-vjeçare.

Mitologjia është histori e shpirtit, një simbolikë universale, që na ndihmon të kuptojmë më thellë veten dhe botën përreth nesh. Kështu e ka cilësuar rëndësinë e njohjes së mitologjisë Joseph Campbell, me veprën e tij “The Hero with a Thousand Faces”.

Një natë të ngrohtë dhjetori, dhoma jonë e ndejes u shndërrua në Greqi të lashtë, përderisa Lira fliste me pasion për aventurat e Herkulit, Zeusin, diturinë e Atenës, fuqinë e Herkulesit, ndikimin e Poseidonin, paqen e Hestias dhe bukurinë e Afroditës. Si një fëmijë që nuk flet shumë, por zhytet thellë në botën e saj të pasur shpirtërore – të rralla janë rastet kur ajo flet me kaq pasion, me plot energji dhe e gatshme të ndajë atë që ka mësuar. E pse mos të mësoja prej saj dhe ta shijoja këtë eksperiencë në maksimum?

Rrëfimi dhe fascinimi i saj me këto histori ishte ngjitës. Përshkrimet e gjalla dhe observimet e saj të thella ofronin një perspektivë të re mbi këto tregime klasike. Kështu u zhyta edhe unë në këto histori magjepëse për të vazhduar me pyetje, diskutime, e duke bërë ndërveprimet tona më të pasura dhe më të kuptimshme ndonjëherë.

Udhëtimi jonë në mitologjinë greke u shndërrua në një aventurë edukative. Eksploruam kontekstin historik të këtyre miteve, u zhytëm në artin dhe arkitekturën e ndikuar nga këto mite, duke vlerësuar ndikimin e përhershëm të mitologjisë greke në qytetërimin perëndimor. Ky eksplorim na qoj në pyetje dhe përgjigjie metafizike, të cilave nuk mund t’i shpëtoi askush nga një bashkëbisedim i thellë me mua.

Aspekti më i bukur i kësaj përvoje ishte të shihje botën përmes syve të një fëmiju kurreshtar e eksplorues. Syve përmes të të cilëve edhe unë e kisha shikuar botën dikur. Po jo me kaq thellësi e pasion për mitologjinë. Mitologjinë të cilën nuk e kisha mësuar dikur, për ta mësuar tani në një natë të ngrohtë dimri nga bashkëbisedimi me vajzën time 11 vjeçare.

Si prind, nuk ka asgjë më shpërblyese se të rritesh dhe të mësosh së bashku me fëmijën tënd!


0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *