Dhurata më e madhe që kemi është aftësia për të parë. Natyrisht se nuk e kam fjalën për sytë fizikë, por për aftësinë e vizionit të thellë që gjendet brenda nesh, pamjen që shkon përtej sipërfaqësores, përtej fizikes, në thellësinë e shpirtit dhe esencës. Kjo është fuqia e vërtetë për të parë – aftësia për të perceptuar të padukshmen dhe për të kuptuar energjitë e padukshme që ndikojnë në jetën tonë.

Shumica e njerëzve mbështeten vetëm në kufizimet e pesë shqisave të tyre, përderisa perceptimi i vërtetë qëndron jashtë këtij domeni. Në sferën e së padukshmes, aty ku fillojmë të shohim të vërtetën e situatave, motiveve të të tjerëve e madje edhe forcat e padukshme që mund të udhëheqin udhëtimin tonë. Ky nuk është vizioni i intelektit, i cili shpesh mjegullohet nga gjykimet dhe opinionet, por është vizioni i zemrës – i qartë, i mprehtë dhe i paprekur nga egoja.

Për të parë me të vërtetë, duhet të jemi të gatshëm të dalim përtej nivelit të të menduarit të zakonshëm. Të shkëputemi nga mendimet, frikërat dhe modelet e vjetra. Sa më shumë që e lëmë veten të zhytemi në këtë gjendje, aq më shumë do të del në pah urtësia dhe mundësitë e fshehura të rrjedhin brenda nesh.

Kur shohim qartë, pushojmë së qenuri viktima. Nuk do të jemi më në mëshirën e rrethanave, sepse e dijmë se ne jemi krijues të përvojës sonë. Se kemi fuqinë për ta krijuar realitetin tonë, për të zhvendosur energjitë përreth nesh dhe për t’u lidhur me forcat që mbështesin të mirën tonë më të lartë.

Fuqia për të parë me të vërtetë nuk është një dhuratë që është e rezervuar vetëm për disa të zgjedhur. Ajo është brenda të gjithë neve, duke pritur të zgjohemi. Ajo pret që ne t’i besojmë zërit tonë të brendshëm, duke ia ulur zërin zhurmave të botës së jashtme dhe duke i lënë vend bukurive e mistereve të padukshmes. Kësisoj do ta zbulojmë një jetë që është më e pasur, më kuptimplote dhe shumë më magjike se sa mund ta kemi paramenduar ndonjëherë.

Photo Credits: Dalle


0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *