Libri më i ri “Mesazh prej Përtej Botës që Njohim” i autores Rrezarta Xhaferi do të dal në shitje prej datës 20 qershor 2024.

Zhytuni në botën mistike të këtij libri që ju çon në një udhëtim magjik metafizik, duke zbuluar mesazhe e njohuri të pazbuluar deri më tani. Libri është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe në të janë të përshkruara tri seanca të mbajtura me R.V. gjatë viteve 2022-2023, me teknikën e hipnozës së shërimit kuantik. Në këtë libër hidhet dritë mbi misteret e ekzistencës dhe shërimit.


Për Librin

Ky libër i dedikohet R.V. Përmban informacione të cilat vijnë prej një dimensioni komplet tjetër, jashtë atyre të cilat i perceptojmë me radarin e vetëdijes së përditshme individuale e kolektive. Mesazhet që i gjeni këtu hapin dyert për një dimension krejtësisht të ri të komunikimit dhe jetës në të ardhmen. Për disa, ky libër mund të duket si një libër fantastiko-shkencor. Por në fakt, në të përshkruhen ngjarje të cilat kanë ndodhur me të vërtetë.

Ky libër është posaqërisht për të gjithë ata lexues që janë duke kaluar fazën e zgjimit shpirtëror dhe e kuptojnë rëndësinë e njohjes së vetes dhe planit të madh kozmik. Autorja sidomos vë theksin në mundësitë shëruese dhe lidhjes me vetëdijen më të lartë. Urtësia e mësimeve të përçuara përmes dialogjeve me R.V. tregon qartë se vjen prej një niveli shumë të lartësuar, e që është komplet përtej mendjes njerëzore. Siç e thoshte edhe vetë në një moment kur donte të tregonte se sa larg neve ishte jo vetëm ‘fizikisht’ dhe se si ishte e pamundur ta kuptonim nga niveli aktual i vetëdijes:

“Ne jemi 233.284 vite drite larg njëra-tjetrës” – thoshte R.V. nga dimensioni i lartësuar.


Promovimi i Librit

Bashkohuni me ne në promovimin e librit me datën 20 qershor 2024, në orën 18:00 në sallën e Institutit të Historisë në Prishtinë. 


Për Autoren

Rrezarta Xhaferi është autore dhe bashkëthemeluese e “Zgjidhja Personale”. Ka studiuar metafizikën dhe ndryshimin personal. Është shpirt i lirë, e udhëhequr nga e vërteta dhe liria

Krahas IT-së dhe inxhinierisë, është marrë edhe me edukim. Ka të përfunduar nivelin master në Menaxhim Biznesi dhe Teknologji nga Universiteti i Sheffield-it dhe ka diplomuar në Inxhinierinë Elektrike në drejtimin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës.

Viteve të fundit punon si Facilituese e Shërimit Kuantik dhe mban seanca me klientë nga e gjithë bota.

Na kontaktoni

Nisuni në një ekspeditë nëpër kohë dhe hapësirë, duke eksploruar thellësitë e ekzistencës, esencën e shpirtit si dhe natyrën komplekse të universit me “Mesazh prej Përtej Botës që Njohim”!

Për ta porositur librin, na kontaktoni në rrjetet sociale. Ndërsa, për t’i lexuar shkrimet e Rrezes, për ta kontaktuar për punën e saj apo për të caktuar seancë me të, vizitoni blogun e saj: www.rreze.com.



0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *