E para është perspektiva individuale, të cilën e përjetojmë të gjithë pa përjashtim, dhe atë secili në mënyrën e vet. E dyta është përmes mësimeve qe i marrim prej të tjerëve. Ndërsa, e treta dhe e fundit është perspektiva universale, që është niveli ma i lartë që mundet me u perceptu prej njeriut.
Prej perspektivës individuale kryesisht marrim mësime që përcjellen me dhimbje, dështime, pakënaqësi e zhgënjime në jetë. E kjo ndodh fillimisht për shkak të pritshmërive dhe bindjeve që i kemi të instaluar nga familja, rrethi, shoqnija, filmat që i kemi pa apo librat që i kemi lexu. Sa herë që këto bindje sfidohen, ndihemi të “rrezikuar” dhe rrugës për me i tejkalu këto ndryshime/ sfida, i përjetojmë të gjitha këto pësime të cilat në fund shndërrohen në mësime.
Ndërsa, qasja e dytë, respektivisht mësimet prej të tjerëve na mundësojnë me e përjetu situatën me ma pak emocione, pa marrë parasysh sa jemi të lidhur me situatën apo njerëzit e involvuar në të.
Në të dyja këto raste, ne e shohim botën përmes “thjerrzës së dualitetit”, e cila në bazë të kritereve të definuara nga bindjet që i kemi, na bënë të përjetojmë diçka si të mirë apo të keqe, të bardhë apo të zezë, të vogël apo të madhe, të shkurtër apo të gjatë… Kur jemi te perspektiva individuale, ndikimi i dualitetit është në maksimum, e me këtë rritet edhe emocioni, respektivisht vështirësia me të cilen përballemi për me e tejkalu një sfidë. Në këtë nivel, perceptimi ynë është gjykues, deri në atë pikë sa që vetën e shohim të ndarë tërësisht prej botës dhe të tjerëve.
Në rastin e dytë, kur mësojmë prej eksperiencës së të tjerëve – edhe kur perceptimi gjykues mundet me u duk më i lartë se në rastin e parë, është emocioni ai që e zvogëlon nivelin e gjithëmbarshëm të këtij ekuacioni. Kështu, për shkak të nivelit më të lartë të përceptimit në krahasim me perspektivën individuale, këtu fillojmë me i vërejt ngjajshmëritë, shabllonet dhe në përgjithësi dualiteti zvogëlohet. Thënë ndryshe, në vend me i “pa” të gjitha nuansat e ngjyrës së kuqe (sikur kur jemi te perspektiva individuale), tash mund ta dallojmë vetëm ngjyrën e kuqe, pa nuansa. Apo, në vend me e pa vetën të ndarë prej botës, e shohim se kemi ngjajshmëri edhe me të tjerët dhe ndihemi më të lidhur me botën dhe të tjerët.
E kur flasim për perspektivën universale, aty niveli i dualitetit zbehet deri në atë masë sa koncepti “i mirë – i keq”, “i bardhë – i zi” nuk ekziston ma! E si mundet me ekzistu gjykimi pa bindje? Për aq sa ligji i gravitetit të Tokës vlenë vetëm brenda atmosferës së Tokës, e jashtë saj nuk vlenë ma. Prej kësaj perspektive, jo që më nuk shihen nuansat e ngjyrave, por çdo gja duket NJË-NGJYRËSHE. Kjo sepse, çdo gja është e UNISUAR, pasi nuk ka dualitet. E ku s’ka dualitet, s’ka as gjykim! E kur nuk ka gjykim, mund të ketë vetëm qëllim apo mision. Çdo mësim, pësim, gëzim e përjetim që e kemi në jetë, prej kësaj perspektive shihet si diçka që ka ndodh në shërbim të mësimit drejt njohjes së vërtetës universale. Në këtë pikë, ndihemi NJË me universin dhe çdo gjë që na rrethon. Nuk ka “unë”, “ti” ose “ata”. Të gjithë jemi “bashkë”, jemi “NJË”, dhe krejt çka ekziston në këtë nivel është dashnia e pastër, pa ndarje e as gjykim.
Leonardo da Vinci: ‘Mësoni si të shikoni. Kuptojeni se çdo gjë lidhet me çdo gjë tjetër.’
Të gjitha këto perspektiva janë të rëndësishme njësoj. Sidomos këto dy të parat na mundësojnë me e përjetu në mënyre reale realitetin “e lojës së vërtetë të quajtur jetë”. Por, për ata që dëshirojnë me i tejkalu me shpejtësi ma të madhe mësimet, duke e rujt qetësinë dhe urtësinë, ju kisha preferu me ushtru sa ma gjatë me qëndru në këtë të fundit, në atë të perspektivës universale. Aty ku nuk ka gjykim e as dualitet. Aty ku perceptimi, me vite drite i tejkalon bindjet dhe limitet e realitetit fizik 3 dimensional.
——————
Photo Credits:
https://trustworks.files.wordpress.com/2016/02/under-the-microscope.jpg
https://static01.nyt.com/images/2016/06/22/watching/friends-watching-recommendation/friends-watching-recommendation-mediumThreeByTwo440-v2.jpg
http://www.andreabalt.com/wp-content/uploads/2014/04/Leonardo-da-Vinci-Learn-how-to-see….jpg
2 Comments
Ibrahimi · April 30, 2017 at 11:45 am
Të lumtë.
Është e nivelit filozofik, që mund të kuptohet nga një numër i caktuar i njerëzve. Vazhdo ! Është e dobishme për brezin e ri.
Syheda Latifi · April 30, 2017 at 7:36 pm
Rreze, të lumtë për shkrimin.
Për ta kuptuar, nevojitet intelekt i veçantë.
Për jetë të lumtur, gyrusat e trurit duhet të jetë pak të cekët, jo të thellë. Si duket, në këto kohë, lumturia vjen nga cektësia. Por, gjithmonë edhe gjithmonë, puna kreative dhe intelekti, çmohen, admirohen dhe kurdoherë shpërblehen.
Të uroj nga shpirti: që çdo shkronjë që prekë a lexon, të bëhet fat dhe lumturi në jetë…