Në librin “The Power of Regret”, Daniel Pink flet për “pishmonet” (pendimet) që njerëzve ju kanë mbet peng gjatë jetës. Në këtë libër, autori i ndanë pendimet në katër kategori kryesore: pendime bazike (që kanë të bëjnë me shëndetin, edukimin, financat etj), pendimet si mungesë e guximit (shansat të cilat nuk i kemi provu në jetë), pendimet morale (që vijnë nga bindjet e të qenurit “i drejtë, i moralshëm”), ndërsa numrin më të madh e përbëjnë pendimet në lidhje me relacionet me të tjerët (mungesa e të kushtuarit kohë familjes, njerëzve të dashur, partnerit, relacionet me ta, etj).

Pak muaj para se të ndërronte jetë babi im, duke e dit potencialin dhe punën e tij të palodhshme që kishe bërë gjithë jetën si një njeri i zellshëm për jetë, i përkushtuar ndaj familjes, me shumë vite karriere të sukseshme në fushën e financave, e pyeta:

“A ke ndonjë pishmon në jetë?”

– “Jo” – ma kthej. “Nuk jam pishmon për asgjë. Sepse gjithmonë e kam zgjedh rrugën e duhur të MOMENTIT”.

Unë, natyrisht se nuk u kënaqa me përgjigjen e tij, sidomos duke i ditur mundësitë që i kishte pasur në karrierë për një jetë shumë më të begatshme. Mendja ime logjike dëshironte të dëgjonte përgjigje logjike të stilit “Nëse do të kisha bërë X, do të përfitoja Y”.

“Programet” (të cilat përcillen përmes bindjeve të instaluara në trurit tonë) e diktojnë jetën dhe vendimet tona të përditshme. Sa herë që operojmë jashtë këtyre “programeve”, shansat janë që jemi duke vepruar në modin e inspirimit. Kur jemi në inspirim, jemi duke jetuar në të tashmen e pavaruar nga e kaluara dhe programi. Andaj, mund të bëjmë gjëra të cilat nuk mund të shpjegohen nga mendja logjike. Ajo që e dimë dhe e ndjejmë kur jemi në modin e inspirimit është ndjenja e të qenurit i/e përmbushur, i/e lumtur dhe në rrjedhë të natyrshme me gjithë Universin. 

Pas disa muajsh, babi ndërroj jetë dhe vetëm atëherë e kuptova se ai kishe vepruar në modin e inspirimit. Dhe ky ishte sekreti i tij, për një jetë pa pishmon.

Megjithatë, duhet një nivel i caktuar i vetëdijes për t’a kërkuar këtë gjendje. Në punën time si hipnoterapiste, i ndihmoj klientët të arrijnë të jetojnë në gjendje inspirimi, duke i tejkaluar “programet” e mendjes së tyre.

Jeta “pa pishmon” është jeta ma e bukur e realizuar. Është për shpirtrat e fuqishëm që jetojnë me vetëdije dhe besim të plotë se një jetë e jetuar në inspirim është mbishkrimi më i bukur i mundshëm i skenarit të jetës së tyre.

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published.