KreativitetiNë rast situatash rreziku, njeriu udhëhiqet nga truri instiktiv i cili vepron si mekanizëm mbrojtës për trupin e njeriut.

Ka disa kohë që për shkak të polarizimeve të mëdhaja në shoqërinë tonë, ka fillu me u zgjeru me të madhe numri i njerëzve që shikojnë nëse i takon grupit të tyre apo jo; a je për këtë parti apo tjetrën, a shkon në xhami apo në kishë me u fal, a e ke kry shkollën private apo të shtetit, a punon me buxhet të Kosovës apo internacional, a jeton në shpi apo banesë (mundësisht në cilën lagje), e shumë e shumë pyetje tjera.

Kjo shoqëri ka nevojë më shumë për njerëz që e dojnë vetën, popullin dhe vendin e tyre, pa i taku asnjë partie politike. Njerëz qe e duan jetën, lirinë, drejtësinë, të mirat universale.  Njerëz që vet-edukohen e mësojnë çdo ditë, pavarësisht cilat shkolla i kanë kry e sa diploma i posedojnë. Njerëz që e respektojnë njëri-tjetrin edhe atëherë kur nuk mendojnë njejtë.  Mbi të gjitha ka nevojë për njerëz që “ndryshen” nuk e shohin me sy të keq, po si një nuancë tjetër që kontribon në ngritjen dhe pasurimin e vetëdijes kolektive jo vetëm të shoqërisë ku jetojmë, po të mbarë njerëzimit.

Njeriu si qenie njerëzore është i krijum për me vepru në modin e kreativitetit, pra si krijues. Sistemet njerëzore janë ato që e vendosin njeriun në modin e instiktit (trurin reptilian). E sidomos sistemet në të cilët jetojmë ne si shoqëri. Në vend me mendu si me kriju diçka të vlefshme e që kish me na shërby neve e të tjerëve për të mirë, duhet me mendu a kemi bukë në gojë, a mundemi me i mbulu shpenzimet e muajit, me fjalë të tjera a mundemi me i plotësu kushtet bazë të jetesës. Kjo pikërisht është zona e trurit instiktiv, ndërsa detyrë primare e jona si qenie njerëzore është me e tejkalu këtë situatë. Normalisht, nëse dojmë me jetu jetë të përmbushur shpirtërisht e të shëndosh fizikisht e mentalisht.

FrikaSi me e tejkalu trurin reptilian në situatë të tillë?

Problemi nuk mund të zgjidhet nga i njëjti nivel i vetëdijes në të cilin është kriju – ka thënë Anjshtajni. Dhuna, frika, zemërimi, xhelozia e lakmia nuk munden me u tejkalu prej të njejtës frekuencë të ulët.  Hapi i parë, kaloni prej rolit gjykues në atë observues. Observoni mendimet e juaja, observoni rrethin, njerëzit dhe agjendat e tyre. Mos i gjykoni asnjërën prej tyre. Vetëm observoni! Të gjitha këto energji që i “konsumoni” gjatë ditës, duke i përfshi TV, lajmet, diskutimet me kolegë, njerëzit që i takoni në rrugë e mbi të gjitha mendimet tuaja; a i shërbejnë mirëqenies suaj apo janë pikërisht ato që ju mbajnë brenda kësaj frekuence, duke ua ushqyer trurin me frikë?! Ndaluni dhe observojeni për një çast frikën tuaj! Sikur mos ta kishit pasur këtë frikë, a do të kish qenë tu u marrë me diçka ma kreative? Përgjigjja është PO. Dikush kish me punu një punë tjetër krejt ndryshe nga ajo që e bënë tash, dikush kish me u marrë me X, tjetri me Y. Kjo pikë është shtegu i kalimit në kreativitet. Puna të cilën kishe me ba me pasion, pa marrë parasysh rrethanave, mendimeve të shoqërisë apo familjes. 

Si me tejkalu trurin reptilian?Të gjitha ato energji që e bllokojnë këtë kreativitet janë të dëmshme, andaj nuk meritojnë vëmendjen tande. TV, lajmet, komenti i fqinjes, shokut apo kolegut të punës, mendimi i autoritetit – të gjitha duhet zbehur deri në pikën e fundit sa mos të kenë as ndikimin ma të vogël në mendimet dhe jetën tënde. Derisa të kesh arsye me u zgju me qef prej gjumit, edhe me qenë i përkushtum me punën që ka me i dhanë kuptim jetës tande, në kontekstin e vetëdijes dhe nivelit të krijimit. Atëherë kur e ndjen se ke diçka me i dhanë botës që është shumë unike dhe mund ta bësh me dashurinë ma të madhe – atëherë e ke tejkalu trurin instiktiv dhe mirëseerdhe në zonën e kreativitetit.


5 Comments

Kushtrim · December 1, 2015 at 8:58 pm

Shume inkurajuse.

Nora · December 3, 2015 at 6:24 am

Shkrimi po m’pelqen, por zbatimi i teorise qendron ndryshe, meqenese kemi te bejme me edukimin mental dhe intelektual te popullit dhe te nje civilizimi ne pergjithesi. Jemi eduku qe qysh n’mengjes mu dorezu, me fjalte: “A je lodh?”. Kjo pyetje retorike vazhdon deri ne mbramje dhe nese qe n’mengjes fillojme me mendu per punte qe po na presin gjate dites, sigurisht qe kemi mu lodh. E mora veq si shembull, sepse eshte nje rast qe çdo dite m’bjen me degju. Ne realitet shumica e toksifikume qysh prej feminise me informata dhe dijeni te panevojshme, e neutralizon pakicen. Prape se prape, per mi qendru besnik koncepteve tua detyrohesh me kriju nje grup ku ti ki mu ndi e lire mu shpreh dhe e pranueshme, qe bjen ndesh me ato qe jane shkru me heret ne kete shkrim.

Syheda Latifi-Hoxha · December 6, 2015 at 10:07 pm

Rreze, vetëm njerëzit e mençur, çfare je ti, mund t’i analizojnë këto dukuni …Por, truri i reptilieve nuk ka gyruse për logjikë të drejtë, dobi personale dhe kolektive.

Shpresa Qerkini · December 31, 2015 at 5:54 pm

Rreze, te pergezoj per guximin me shpreh ate qe besoj te gjithe e mendojme.

Lena · February 21, 2016 at 6:47 pm

Te lumte per origjinalitetin,pikerisht po ate nuancen ndryshe.Çfare pikture e bukur do te ishte sikur te gjithe te sjellnim ate nuancen origjinale.

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *