Brenda vetes ajo e ndjen pafundësinë dhe urtësinë që e posedon shpirti i saj.

Ajo është përkushtuar për të njohur dhe ushqyer çdo aspekt të ekzistencës së saj. Udhëtimi i saj në këtë jetë paraqet një transformim dhe rizgjim të vazhdueshëm përmes të cilit ajo e ka njohur veten me çdo hap.

Ajo është këtu për t’u përballur me atë pjesë të vetes në të cilën nuk ka depërtuar drita akoma. Sa herë që arrin ta shoh dritën kjo pjesë e errët e saj, ajo merr guximin ta përcjell këtë dritë edhe te të tjerët.

Ajo që ka kuptuar tashmë është domosdoshmëria për të qëndruar pranë këtij aspekti të saj, e sidomos durimi dhe qetësia që duhet pasur, pa marrë parasysh sa kohë i duhet në këtë rrugëtim.

Ajo e percepton dhe e kupton praninë e të tjerëve, megjithatë për shkak të madhështisë së saj ajo nuk merret me vogëlsinë e gjërave jashtë saj.

Derisa ajo ndjek rrënjët e saj për të zbuluar errësirën e trashëguar nga paraardhësit, këto rrënjë zhduken nga pamja e saj, duke kërkuar që ajo të përdorë aftësitë e saj mistike për të parë rrugën drejt përfundimit të saj.

Hyjnorja ia përcjell udhëzimin, duke e nxitur atë të përdorë njohurinë e saj të brendshme. Ajo po mëson të lundrojë në errësirën e thellë duke përdorur urtësinë e akumuluar nga jetërat e kaluara.

Dhimbja që ka kaluar i jep forcë për tu zhytur edhe më thellë brenda vetes, duke ndihmuar dritën të depërtoj në çdo pore ku ende mbretëron errësira.

Pas kësaj, sa herë që ngritet dhe e observon veten, e sheh se sa më e lartësuar është. Ngritja e saj është e vazhdueshme.


0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *